Tuesday, October 30, 2012

FIFA shpall listën prej 10 trajnerëve më të mirë për vitin 2012


Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka bërë të ditur emrat e 10 trajnerëve që konkurrojnë për trajner të vitit 2012. Në mesin e laureatëve të propozuar është sërish Pep Guardiola, edhe pas largimit të tij nga Barcelona dhe pushimeve të tij larg futbollit. Nëntë kandidatët e tjerë janë të pritur si emra, ndërkohë vlerësohet se trajnerët që mund të dalin fitues janë në garën e ngushtë trajneri i kombëtares spanjolle, Vincente Del Bosque, trajneri i Chelsea Roberto Di Matteo dhe trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho. Fituesi i çmimit trajneri më i mirë do të shpallet më 7 janar 2013 në Cyrih.

Arsenali do të luaj sonte me rezervistë kundër Reading


Arsenali pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin që do të përballet me Reading sot, në raundin e katërt të “Capital One Cup”. Arsene Wenger do të hedhë në fushë një skuadër të mbushur me rezerva. Trajneri ka rikuperuar Alec Oxlade-Chamberlain, i cili mungoi gjatë ndeshjes me QPR-në për shkak të një dëmtimi në ijë, gjithsesi 19-vjeçari nuk pritet të rrezikohet në ndeshjen e sotme. “Topçinjtë” kanë një rekord perfekt ndaj “mbretërorëve”. Londinezët i kanë fituar të nënta përballjet me ta në të gjitha garat. Por, nuk duhet harruar se këtë sezon të Premier Leagues vetëm Tottenham Hotspurs ka arritur të fitojë ndaj debutuesve në “Madeski Stadium”. Ekipi i Bryan McDermot deri në raundin e tretë të kupës ka luajtur gjithnjë me formacionin më të fortë.